Veliaj i dorëzon “Kullën e Sahatit” Panajot Koliomihalit
“Doktor me zemër të madhe, ka ndihmuar pafundësisht shqiptarët”
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim humanistin arvanitas Panajot Koliomihali.
Në shenjë miqësie, mirënjohje dhe falenderimi për kontributin si doktor, duke ndihmuar shqiptarët, Koliomihalit iu dorëzua “Kulla e Sahatit”.
I pranishëm në pritjen e veçantë për nder të doktor Panajot Kolimihalit ishte edhe kryebashkiaku i Saranikos, i cili tha se mes Shqipërisë dhe Greqisë ka patur dhe do ketë gjithmonë më shumë politika që na bashkojnë sesa na ndajnë.
Tv Klan