Veliaj i jep “Çelësin e Qytetit” Vjosa Osmanit

Vjosa Osmani dhe Erion Veliaj

Veliaj i jep “Çelësin e Qytetit” Vjosa Osmanit

17:40 18/12/2020

“Shtatorja e Presidentit Rugova së shpejti në Tiranë”

Shtatorja e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova do të vendoset së shpejti në Tiranë, si një vlerësim për gjithçka bëri në Kosovë dhe mbarë shqiptarinë.

Lajmi u bë i ditur nga Kryebashkiaku Veliaj gjate takimit qw pati me Presidenten e Kosovës në detyrë, Vjosa Osmani, të cilës i dorëzoi edhe “Çelësin e Qytetit”.

Veliaj theksoi se është propozuar krijimi i një komisioni të përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë për monumentet.

 Veliaj dhe Osmani njoftuan se Tirana do të nderojë edhe yllin e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha, emrin e së cilës tashmë e mban edhe një kopsht me pemë në Parkun e Liqenit Artificial.

Presidentja Osmani falënderoi Veliajn për mikpritjen dhe theksoi se mezi pret rritjen e marrëdhënieve mes Tiranës dhe Prishtinës.

Veliaj dhe Osmani dakordësuan edhe për rritjen e bashkëpunimit dhe mbështetjes së të rinjve, veçanërisht në nxitjen e startup-eve dhe inkurajimit të industrisë së kodimit.

Tv Klan






Të ngjashme