Veliaj inspekton segmentin rrugor në Njësinë 5
“Një pemë në kujtim të mjekut Bledi Nini”
Një segment i ri rrugor në njësinë Nr.5 në kryeqytet që lidh rrugën “Liman Kaba” me atë “Muharrem Butka” është investimi i Bashkisë së Tiranës që i vjen në ndihmë banorëve.
Kryebashkiaku Erjon Veliaj tha se ky investim i jep një frymëmarrje të re kësaj zone dhe njëherazi shton vlerën e pronës për qytetarët, që 5 vitet e fundit është rritur me 70%.
Gjatë ditës së sotme, Kryebashkiaku Veliaj në nderim të mjekut Bledi Nini, i cili humbi jetën nga Covid-19 ka mbjellë së bashku me familjarë të tij një pemë nga kodrat e liqenit në kujtim të 49-vjetorit të lindjes të mjekut.
Tv Klan