Veliaj merr pjesë në takimin e arkitektëve dhe urbanistëve në Roterdam
Transformimi që ka pësuar Tirana në 4 vitet e fundit po
tërheq jo vetëm vëmendjen e mediave të ndryshme botërore, por më së shumti emratë njohur të fushës së arkitekturës dhe urbanistikës. Arkitektë e urbanistë tënjohur nga vendet e ulëta të Europës, të cilët u mblodhën në Roterdam nëtakimin e organizuar nga revista prestigjioze botërore e arkitekturës“Baumeister”, vlerësuan transformimin e madh që ka pësuar kryeqyteti shqiptarvitet e fundit, ndërsa e përgëzuan Bashkinë e Tiranës për hapat e guximshëm qëka hedhur në drejtim të realizimit të disa prej projekteve më bashkëkohore, sinë aspektin arkitekturor, ashtu edhe në përmirësimin e jetës së qytetarëve.Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte i ftuar
në takimin e arkitektëve dhe urbanistëve, ku ndryshimi i Tiranës u bë pjesë ediskutimeve, dhe prezantoi disa nga sfidat me të cilat u përball qyteti dhebashkia në menaxhimin e politikave të strehimit. “Jamshumë krenar për Tiranën, për faktin që është përzgjedhur këtë vit nga‘Baumeister’, revista më prestigjioze e arkitekturës dhe urbanistikës në vendete ulëta, si Belgjika, Holanda, Gjermania, ku vëmendja ka qenë tek transformimii qytetit. Jemi vlerësuar shumë sidomos për mënyrën se si kemi zgjidhur disaçështje të strehimit me kreditë e buta, që targetojnë çiftet e reja që krijojnëfamilje dhe fillojnë jetën e tyre profesionale në Tiranë”, thaVeliaj.Ai theksoi se takime të tilla, ku Tirana prezantohet me
arritjet e saj pozitive në fusha si arkitektura dhe urbanistika, janë njëmënyrë e mirë për të përmirësuar imazhin e Shqipërisë, sidomos në vendeskeptike si Holanda. “Është posaçërisht kënaqësikur e bëjmë këtë në Holandë, një vend që duhet ta pranojmë, është skeptik, kanevojë për më shumë informacion, ka nevojë të kuptojë se Shqipëria është njëvend evropian, dhe rreziku nuk vjen nga Shqipëria e vogël kur sheh gjithë këtotransformime. Bëhet sfidë komunikimi i historisë së suksesit të Shqipërisë nëHolandë, sidomos kur kemi një pjesë të politikës që ka lidhje me Holandën dheqë mundohet që sherret, mëritë, zemëratën, e debatet e Shqipërisë t’i kalojëedhe në Holandë. Do të doja që të ishim një ‘antidot’ dhe do të jemi më tëpranishëm në Holandë me takime të tilla, për t’u siguruar që dëgjohet e gjithëhistoria”, shtoi kryebashkiaku.Veliaj theksoi se është e rëndësishme që politikanë të
ndryshëm të Shqipërisë t’i shfrytëzojnë njohjet e tyre me vendet e europiane,në rastin konkret me Holandën, për të prezantuar vendin tonë si një vendproeuropian dhe të mos bëjnë politika që dëmtojnë mbi të gjitha interesat eqytetarëve shqiptarë. “E kuptoj që lidhjen meHolandën dhe njohjen që kanë me politikën këtu, disa politikanë e përdorin josi një mundësi për ta ngritur lart Shqipërinë, por si mundësi për ta sharë,fyer e denigruar atë, por kjo duhet të marrë fund. Ndaj, besoj se si qytet, sihistori suksesi e Tiranës, platforma të tilla të arkitekturës dhe urbanistikësjanë një mundësi fantastike për të rrëfyer historinë e Shqipërisë”,shtoi ai.Kryebashkiaku tha se është shumë e rëndësishme që e
gjithë klasa politike të bashkohet dhe të mendojë më shumë për interesat evendit se sa për interesat e ngushta të politikës së ditës. “Ne nuk jemi një vend perfekt, por jemi një vendi cili ka kaluar një histori shumë të vështirë dhe sot ka nevojë që, përtej tëmajtës dhe të djathtës, përtej PS-së dhe PD-së, të bashkohemi për të folur mirënë gjuhë të huaj, sa herë vjen fjala për Shqipërinë. Ndaj, besoj se kolegëtholandezë, por edhe shumë prej mediave që po ndjekin zhvillimet në Shqipëri,kanë arritur të kuptojnë se me shumë vështirësi po ecim përpara dhe nuk emeritojmë gjithë lumin e baltës që disa shqiptarë vulëhumbur sjellin në Holandëose në vende të tjera skeptike. Sot na duhet që për çështje të interesitkombëtar, për çështjet e Bashkimit Europian, për çështjet e avancimit të emritShqipëri, duhet të jemi të gjithë bashkë”, përfundoi ai. /tvklan.al