Veliaj: Ndajini mbetjet në shtëpi në dy qese të veçanta
Nga nesër kryeqytetasit që banojnë në zonën e qendrës, brenda unazës do të duhet t’i ndajnë mbetjet në dy qese, një me mbetje të riciklueshme dhe tjetra mbetjet pariciklueshme.
Një ditë para startit të punës për kompaninë publike “Eco Tirana”, zyra e shtypit të bashkisë ka shpërndare dhe materialin ku kryebashkiaku Erion Veliaj viziton mjediset e kompanisë dhe informon qytetaret.
Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë:
Që kjo të jetë një histori suksesi do duhet që, nga nesër, secili në familjen e vet, ashtu si janë trajnuar edhe fëmijët nëpër kopshte e shkolla, t’i ndajë mbeturinat: Ato që mund të riciklohen i vendos në një qese (plastikë, alumin, letër, karton, shishet e presuara) dhe mandej i hedh në koshin e gjelbër, kurse mbetjet e tjera, kryesisht ushqimore që nuk riciklohen, i vendos në një qese tjetër, për t’i hedhur në koshin blu”
Veliaj mendon se kjo është e vetmja mënyrë moderne që Europa dhe gjithë vendet e civilizuara përdorin për të bërë ndarjen në burim të mbeturinave, duke reduktuar ndotjen dhe shmangur mbingarkesën në landfille.
Kompania do të ketë në terren edhe njësi të lëvizshme që do të kontrollojnë të gjitha rrugët brenda zonës, ku do të shtrijë veprimtarinë./ TV KLAN