Veliaj në Itali: Investimet do shtrihen edhe në zonat rurale


Veliaj në Itali: Investimet do shtrihen edhe në zonat rurale

20:02 05/12/2017

Investimet nga Fondet e BE-së, nuk do të fokusohen vetëm tek shkollat dhe çerdhet, por edhe në infrastrukturë. Ka qenë kjo deklarata e kryetarit të bashkisë Erion Veliaj, pas pjesëmarrjes në aktivitetin përmbyllës të programit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA Adriatik për periudhën 2007-2013 i zhvilluar në qytetin e Aquilas. Për kreun e bashkisë, aktivitete të tilla shërbejnë edhe për të marrë përvojë për menaxhimin e emergjencave civile, si në rastin e përmbytjeve

Duke u ndaluar tek fondet e marra nga Bashkimi Europian, Velija tha se falë tyre janë kryer një sërë invetsimesh të cilat tashmë do të shtrihen edhe në zonat rurale

Programi IPA Adriatik CBC, është instrumenti më i rëndësishëm i Bashkëpunimit Territorial në zonën adriatiko-joniane, me një buxhet rreth 244 milionë euro, përmes së cilit janë financuar 104 projekte, duke përfshirë 893 me karakter përfitues dhe 191 që kanë lidhje me selitë qendrore në territoret e 8 shteteve pjesëmarrëse.

Tv Klan

 






Të ngjashme