Veliaj: Nuk do të rriten taksat, rritje investimeve
Taksat vendore nuk do rriten në vitin 2017. Gjatë prezantimit të buxhetit 2017, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se vitin tjetër do të rriten investimet në kryeqytet.
Duke u ndaluar tek situata e përmbytjeve të ditëve të fundit, Veliaj tha se edhe pse është një situatë problematike punonjësit e bashkisë po bashkëpunojnë duke punuar me tre turne.
Veliaj u ndal edhe tek puna e bashkisë, duke theksuar se deri tani janë shlyer 60 % e borxheve të prapambetura./ TV KLAN