Veliaj përuron rikonstruksionin e kopshtit 11 në kryeqytet


Veliaj përuron rikonstruksionin e kopshtit 11 në kryeqytet

14:30 04/08/2016

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka përuruar rikonstruksionin e kopshtit “Cicërimat”, në njësinë numër pesë.

Veliaj tha se nisja e sezonit të ri shkollor do ta gjejë kryeqytetin me 23 kopshte të rikonstruktuara.

 

“U jam shumë mirënjohës të gjitha kompanive që kanë ndihmuar në rikonstruksionin e kopshtit. Gjërat bëhen shumë mirë kur bëhen bashkë dhe më vjen mirë që ky kontribut është bashkëpunim i të gjithëve. Kemi edhe 10 kopshte të tjera. Sigurisht, do të kapim Shtatorin me kopshte totalisht të rinovuara në qytetin e Tiranës.”

Krahas mobilimit të brendshëm, kopshti “Cicërimat” është pajisur edhe me një kënd lojërash, në mënyrë që fëmijët të kenë më shumë mundësi argëtimi.

Me rikonstruksionin e këtij kopshti shkon në 13 numri i institucioneve parashkollore në të cilat ka ndërhyrë Bashkia e Tiranës.

Tv Klan






Të ngjashme