Veliaj pret tenorin kosovar Ramë Lahaj
“Në këtë kohë kemi nevojë për inkurajim dhe forcë”
Kryebashkiaku i Tiranes Erion Veliaj ka pritur në zyrën e tij tenorin nga Kosova, Ramë Lahaj, i cili ka rikompozuar këngën “Për ty atdhe”, si një dhurate për kombin shqiptar në këtë përvjetor të Pavarësisë së Shqipërisë.
Gjate takimit Veliaj i shprehu mirënjohjen duke theksuar se në kohë të tilla, kemi nevojë për inkurajim, forcë dhe optimizëm.
Ai i dhuroi tenorit diskun e Tiranës 100 vite kryeqytet, një bashkëpunim me BBC, ku janë përfshirë këngët më të vjetra dhe më të dashura në një shekull.
Tenori Lahaj falënderoi kryetarin e Bashkisë për mbështetjen dhe u shpreh se realizimin e kësaj vepre e ndjente si detyrim ndaj Tiranës, ku është formuar profesionalisht.
Në festën e flamurit, Lahaj ka risjellë “Për ty atdhe” me një klip, që pasqyron vlerat, kulturën dhe traditat shqiptare.
Tv Klan