Veliaj: Programi ynë janë punët që kemi bërë
“Alternativa e tyre dhuna, urrejtja dhe përçarja”
Nga njësia 5 e kryeqytetit, kryebashkiaku Erion Veliaj, në cilesinë e drejtuesit politik të Partisë Socialiste për Tiranën, tha se programi i tyre është puna, çka i diferencon ata nga alternativa tjetër e dhunës.
“Programi ynë është ky: Një rrotullim 360 gradë me punët që janë bërë. Jo vetëm Kopshti Zoologjik, por edhe 150 vende parkimi sot, që të zgjidhim edhe parkimin e gjithë lagjes. Nëse ata e kanë mbështetur fuqinë e tyre tek dhuna, ne e kemi mbështetur tek puna; nëse ata janë në gjuhën e urrejtjes, ne jemi me dashurinë; nëse ata mendojnë që përçarja funksionon, ne jemi partia e bashkimit”, tha Veliaj.
Veliaj shigjetoi dhe presidentin Meta teksa tha se ai i është bashkuar koalicionit antishtet.
“Ku ka degraduar sot alternativa e tyre, se tani janë bërë bashkë, i gjithë koalicioni antishtet, janë bërë bashkë. 5 lekë tufa, si majdanoz dekoratat,” u shpreh ai.
Veliaj shtoi se investimet do të vijojnë në Tirane dhe ne rrethe për tranformimin e vendit.
Tv Klan