Veliaj: Puna flet më shumë se shpifjet e sharjet


Veliaj: Puna flet më shumë se shpifjet e sharjet

14:00 19/10/2016

Teksa pa nga afër nisjen e punimeve për rinkostruksionin e rrugës pranë fshatit Sos, në njësinë administrative numër dy, kryebashkiaku Erion Veliaj zgjodhi të flasë edhe për vendosmërinë e bashkisë për të vijuar deri në fund zbatimin e projekteve.

Kryebashkiaku, Erion Veliaj:

Dy janë mundësitë, ose merremi me llafe, me shpifje, me debate shterpë, pa dobi, ose fokusohemi te puna. Motoja e Bashkisë së Tiranës është më mirë fokus te puna, sepse puna flet më shumë se shpifjet e sharjet. Jemi shumë të fokusuar tek axhenda e qytetit dhe sa të drejtoj këtë bashki, do jem i fokusuar te puna, sepse besoj se në fund të ditës qytetarët duan punë konkrete.

Për Veliajn, ky investim është një tjetër dëshmi se nuk ka dallim në trajtimin e qytetarëve, pavarësisht nëse jetojnë në qendër apo në zona më të largëta.

Zbatimi i këtij projekti do t’ju vijë në ndihmë, jo vetëm banorëve dhe institucioneve sociale, por edhe atyre që përshkojnë perimetrin e Liqenit të Tiranës./ TV KLAN






Të ngjashme