Veliaj: Rritëm cilësinë dhe kthyem besimin tek institucionet publike


Veliaj: Rritëm cilësinë dhe kthyem besimin tek institucionet publike

14:00 12/08/2016

Muajin gusht kryebashkiaku, Erion Veliaj duket se ka vendosur t’ia dedikojë kopshteve dhe shkollave. Edhe këtë të premte, ai u shfaq për të folur për rikonstrutimin e një kopshti në njësinë administrative nr 4, që frekuentohet nga 200 fëmijë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj: 

“Kemi 200 princër dhe princesha në këtë kopësht, që do të thotë se kemi kthyer besimin tek institucionet publike. Bashkia menaxhon kopshtet e çerdhet ndonjëherë shumë më mirë se sa edhe privatët, nga cilësia e shërbimit e edukatoreve tona, nga stafi i përkushtuar, cilësia e ushqimit, por më në fund edhe nga cilësia e infrastrukturës”.

Sipas kryebashkiakut këtë vit për herë të parë ka penguar mbylljen e kopshteve në muajin gusht, duke i krijuar mundësi dhe atyre prindërve që nuk janë larguar me pushime t’i kenë fëmijët e tyre në duar të sigurta të edukatoreve.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj: 

“Siç është motoja jonë, e një bashkie që është 24 orë në 7 ditë të javës në detyrë, ashtu edhe kopshtet e çerdhet tona janë në këtë lartësi. Shpresoj që duke pasur një kopsht të mirë dhe shkolla të mira, do të kemi një Tiranë shumë më të mirë, kur ju të gjithë të jeni rritur dhe të bëni gjërat e duhura”. /

TV KLAN






Të ngjashme