Veliaj shtron iftar për besimtarët myslimanë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka shtruar një iftar për besimtarët myslimanë, të cilët agjerojnë.
Në fjalën e tij, Veliaj tha se Tirana i ka një borxh të madh besimtarëve myslmanë, Xhaminë e Namazgjasë, e cila po ndërtohet. Ai premtoi se ajo shumë shpejt do jetë në dispozicion të tyre.
Në fjalën e tij, kreu u Bashkisë u ndal edhe tek bashkëjetesa fetare dhe ndihma që kanë dhënë myslimanët që kjo vlerë e shoqërisë shqiptare të mos preket nga ajo që po ndodh nëpër botë.
Tv Klan