Veliaj: SPAK të hetojë Lulzim Bashën


Veliaj: SPAK të hetojë Lulzim Bashën

15:55 17/10/2020

“Paguajmë 30 për qind më pak për mbetjet”

Jo vetëm opozita, por edhe mazhoranca kërkon ndërhyrjen e SPAK për të hetuar çështjen e administrimit të mbetjeve urbane në kryeqytet. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i kërkoi prokurorisë së posaçme të hetojë kreun e demokratëve Lulzim Basha, për vendimin që kishte përgatitur gjatë kohës kur ishte kryebashkiak për administrimin e mbetjeve në Tiranë.

“Ajo që gjeta në Bashkinë e Tiranës është një propozim i shkruar nga Lul Basha, që i jep OK dhe e firmos më vonë, që plehrat të shkojnë të gjitha në Sharrë, tek ajo Sharra që përpara 5 vitesh e gjetëm mullar me plehra, një bombë ekologjike, një bombë politike, një bombë humane, bombë e të gjitha kuptimeve, ku vetëm digjej dhe ti nuk hapje dot ballkonin, as dritaren. Kompania që unë gjeta atje, me ata shokët e Megatek-ut, ishin ortakë me kunatin e Lulit dhe unë pyes veten: Ore ky SPAK-u, çfarë bën? Si mund të jetë kryetari i bashkisë me kunatin e vet dhe të jenë në çdo lloj biznesi, në çdo lloj biznesi”?

Sipas Veliajt çmimi që paguhet sot për një ton mbetje është shumë më I ulët se çmimi që kishte parashikuar bashkia që drejtohej nga Lulzim Basha.

“Jo vetëm kaq, jo vetëm që ishte 30% më lart dhe ne e ulëm, por ai thoshte – Që në fillim qyteti i Tiranës duhet të paguajë 34.6 milionë euro me investimet. Ne sot s’paguajmë fare. Një parti që është e denjë për emrin bandë, kështu që po ka njerëz te SPAK-u, po ka njerëz në prokurori, këta duhet të zgjohen, se nuk mund të vihet gjobë në çdo biznes dhe thirrja për çdo biznes është: Mos paguani gjobat që ju vë Luli dhe kunati”.

Në cilësinë e drejtuesit politik të Tiranës, Veliaj këtë fundjavë zhvilloi takime në disa ish-komuna që tani janë pjesë e Bashkisë së Tiranës dhe u kërkoi banorëve të Zallbastarit, Krrabës të bëjnë krahasimin mes fshatit që ishte përpara 2013 dhe atij që kanë tani përpara se të hedhin votën në 25 Prill.

Tv Klan






Të ngjashme