Veliaj tregon arsyen se përse Teatri u shemb natën


Veliaj tregon arsyen se përse Teatri u shemb natën

13:07 18/05/2020

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u është përgjigjur këtë të hënë disa prej pyetjeve që lindën pas shembjes së Teatrit Kombëtar orët e para të së dielës.

Veliaj u shpreh se ky vendim nuk ka qenë aspak i lehtë as për të, por ishte i duhuri.

Sipas tij vendimi për ta shembur këtë godinë rreth orës 04:00 të mëngjesit, u bë për të shmangur incidente me personat që ishin kundër dhe vijonin ende protestat.

“Gjykuam që do ishte e rrezikshme për protestuesit nëse prishja do të bëhej në çdo orë tjetër të ditës… për të respektuar vendimin e shumicës, por me riskun më të vogël të pakicës dhe më vjen mirë që s’patëm të lënduar dhe as përdorim përtej eksesit të forcës”.

Veliaj tha se ishte vendimi i shumicës për ta shembur dhe ndërtuar një Teatër të ri dhe kjo duhej respektuar.

Ndërkaq, Veliaj njoftoi se bizneset nuk do të paguajnë taksë për hapësirën publike as për muajin Maj dhe Qershor.
/tvklan.al  






Të ngjashme