Veliaj: Tregtarët ambulantë do të shesin vetëm libra, lule dhe fruta-perime
Vetëm librat, lulet dhe fruta perimet do të mund të tregtohen në trotuare, apo sheshe.
Bashkia e Tiranës ka hartuar rregulloren e re, e cila përcakton edhe mënyrat e tregtimit në hapësirat publike.
Po ashtu edhe baret nuk do të mund të zaptojnë më gjithë trotuaret me tavolina. Rregullorja e re parashikon ndarjen e trotuarit në tre pjesë, duke i lënë hapësirën më të madhe kalimit të këmbësoreve.
Bashkia ka planifikuar që njëherë në javë, në çdo lagje të ngrihet një treg i hapur fruta perimesh.
Tv Klan