Veliaj zbulon urën më të re: Edhe këtu ishte me ngrehina e lloto
Tiranës do t’i shtohet edhe një urë tjetër, duke konfirmuar kështu seriozitetin e investimeve të Bashkisë së Tiranës, e cila përveç investimeve të shumta për mirëmbajtjen dhe gjelbërimin e kryeqytetit, mendon edhe për ndërtimin e një sërë veprave. Kreu i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, pasqyron urën e re të ndërtuar në Tiranë pranë Pallatit me Shigjeta, duke u shprehur se prishja e objekteve pa leje nuk është një vendim i lehtë, por që është i duhuri për zhvillimin e qytetit.
“Jemi gati me urën e re në Lanë pranë Hiltongardeninn. Shpesh harrojmë se para Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës dhe këtu qe plot me ngrehina lloto e lavazhe! Prishja nuk qe vendim i lehtë, por vendim i duhur! 100 metra më poshtë, në Unazën e Re, do rilindë po kështu ajo lagje”
, shkruan Veliaj.
/tvklan.al