Veliaj: Zgjerim të trotuareve aty ku ka mbi 4 korsi makinash
Zaptimi i hapësirave publike dhe i trotuarëve pas viteve ’90 ka qenë një nga shqetësimet e qytetarëve të Tiranës. Por Bashkia ka nisur punën për rehabilitimin dhe zgjerimin e tyre duke në të mirë të komunitetit.
Në zonën e Shallvareve në Tiranë kanë nisur puna për zgjerimin e trotuarëve duke lehtësuar kështu lëvizjen e qytetarëve dhe të karrocave për nënat me fëmijë.
“Si ju, e di shumë mirë ç’kanë pësuar trotuarët në Tiranë, ngushtuar nga shtesa e sajesa që tani janë hipotekuar e nuk zhbëhen më! Ndaj kemi nisur zgjerimin e trotuareve aty ku ka mbi 4 korsi makinash! Trotuari te Shallvaret jo më monopat rrëzë pemëve, por 4 herë më i madh”
, shkruan Veliaj në Twitter. Zgjerimi i trotuareve po realizohet edhe në rrugë të tjera të kryeqytetit.
/tvklan.al