Velina e “Xing me Ermalin”: Unë dhe Rasheli jemi ndryshe…


Velina e “Xing me Ermalin”: Unë dhe Rasheli jemi ndryshe…

13:35 06/12/2017

Kejvina Kthella, velina e emisionit “Xing me Ermalin”, është përfolur gjatë në rrjetet sociale.

Dalja e saj e parë në publik bëri bujë dhe shkaktoi reagime të shumta. Por, sot Kejvina Kthella ishte e ftuar në “Kush vjen për drekë”, nga ku tha se fakti që ajo është pjesë e “Xing”, është rastësi.

Ndryshe nga çdo herë tjetër Kthjella foli edhe për ish-velinën Rashel Kolaneci, për të cilën tha se nuk e njeh personalisht, por nuk kurseu komplimentat dhe fjalët e mira për të.

“Ka qenë koiçidencë fakti që unë jam në “Xing” dhe jam shumë e lumtur. 

Rashelin nuk e njoh personalisht. Unë e kam parë në Instagram dhe nuk e kam ndjekur kur ka qenë në “Xing”. Kam parë më shumë intervistat e saj. Ajo është shumë bukuroshe, ç’të them më shumë. 

Por, ne jemi shumë ndryshe nga njëra-tjetra, fizikisht e kam fjalën, ajo është brune, unë jam bionde”,

tha Kthella.

/tvklan.al






Të ngjashme