Velipojë/Katër të vdekur në një aksident rrugor
https://www.youtube.com//embed/RRKaOpQiZC8
Katër të rinj humbën jetën pas një aksidenti automobilistik, në zonën e Vilunit, në Velipojë. Ata po udhëtonin rreth orës 2 të mëngjesit me këtë automjet tip BMW, me targë AA 767 H F, që drejtohej nga 29 - vjeçari nga Lezha, Besmir Kola. Mjeti ka humbur kontrollin si rezultat i shpejtësisë së madhe, duke përfunduar në kanalin e Vilunit, në zonën e Plazhit të Velipojës. Në automjet ndodheshin edhe 21 - vjeçarja, Artenisa Peraj nga Lezha dhe Giorgio Angelo, 23 - vjeç, nga Italia, si dhe një shtetas 25 - 26 vjeçar, i cili nuk është identifikuar ende. Sipas policisë, të rinjtë kanë gjetur vdekjen nga mbytja, pasi makina është gjetur në një thellësi prej tre metrash nën ujë. Policia e Shkodrës njoftoi zyrtarisht se ky segment rrugor nuk është i pajisur me sinjalistikën e nevojshme rrugore, i pandriçuar, i paasfaltuar dhe i pambrojtur për pjesën më të rrezikshme të kthesës për të njoftuar përdoruesit e rrugës për vijueshmërinë e këtij segmenti. Ky është aksidenti i dytë me pasojë vdekjen në po të njëjtin segment. Më 1 Maj të këtij viti humbi jetën 24-vjeçari nga Shkodra, Elvis Leva. Vetëm gjatë 48 orëve të fundit, në rajonin e Shkodrës kanë ndodhur 4 aksidente./TV KLAN