Velipojë/Zjarr tek “Maja e Zezë”, kërkohet ndërhyrje nga ajri
Velipojë – Që prej ditës së premte vijon zjarri tek “Maja e Zezë” dhe për shuarjen e tij kërkohet ndërhyrje nga ajri.
Burime bëjne me dije se mungesa e rrugës është bërë pengesë për kryerjen e punës nga zjarrfikësit, të cilët duhet të ecin dy orë në këmbë për të mbërritur tek vatrat e zjarrit.
Deri më tani raportohet se në total janë shkrumbuar rreth 10 hektarë tokë./tvklan.al