Veljanovskit nuk i hiqet imuniteti


Veljanovskit nuk i hiqet imuniteti

15:10 25/02/2019

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut dështoi në heqjen e imunitetit të deputetit për ish-Kryetarin Trajko Veljanovski. Veljanovski është nën hetim për organizimin dhe pjesëmarrjen në aktet e dhunës në Parlamentin e Maqedonisë më 27 Prill 2017.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi ndërpreu seancën disa minuta para përfundimit të afatit të hedhjes në votim natën e të dielës.

Vendimi u mor pasi në Komisionin e Mandateve nuk u arrit shumica e nevojshme për t’a kaluar në seancë këtë çështje për shkak të mungesës së deputetit të BDI-së Agim Shaqiri.

Ngjarja ka shkaktuar tensione me partnerin kryesor të koalicionit qeverisës LSDM.

Tv Klan






Të ngjashme