Vëllai: Motra me la të jetoja në shtëpinë e saj, por më vonë…
Seanca e ndërmjetësimit sot në “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan vendosi përballë njëri-tjetrit burrë e grua. Ata janë të martuar prej 30 vitesh, por prej më shumë se 20 vitesh janë në konflikt me njëri-tjetrin dhe shkak është bërë shtëpia.
Motra e bashkëshortit u liroi shtëpinë e saj që ata të vendoseshin aty, por në kohën e privatizimit, ajo kërkoi që shtëpia të vendosej në emrin e saj. Burri i saj Viktori pagoi lekët e privatizimit dhe shtëpinë e hodhi në emrin e motrës.
Marjana: Ne kemi ardhur në këtë sallë ndërmjetësimi për një problem pronësie shtëpie, po këtu nuk do të më kishte sjellë burri im mua, por do të ishte zoti Fran Marku, me të vëllanë e tij Bardhok Marku. Unë po e nis nga Frani sepse ai është zaptuesi i shtëpisë, kurse Bardhoku është ai që e nisi komplet merselenë që në vitin ’94. Prandaj unë burrin e kam sjellë që ta diskutojmë që mos rrimë më në sherr, në grindje, se nuk kemi dhe moshën tani që të prishim këtë harmoni, të bëjmë punën tonë me shtëpinë, që kunata motra e Viktorit të gëzojë shtëpinë e vet.
Eni Çobani: Ju fillimisht keni jetuar në këtë shtëpi që është në emër të motrës së Viktorit dhe këtu ka filluar zanafilla e gjithë kësaj historie marramëndëse, prej sa vitesh?
Marjana: U bë 26 vite! Gjërat nuk shkuan ashtu siç u biseduan dhe siç u premtuan. Për këtë arsye, ne në ‘92-‘94 ishim në shtëpi shumë mirë tek shtëpia e motrës së burrit. Me kalimin e kohës tani le të flasë Viktori, se ka folur me Bardhokun me atë që hymë në këto probleme.
Viktori: Unë këtu kam ardhur ngaqë më drejtohet nusja ime, për punën e shtëpisë së motrës. Se faktikisht unë kam që në ’92, që kam hyrë në shtëpinë e motrës sime, se më ka lënë motra, të rri, të jetoj.
Eni Çobani: Pra ju nuk kishit shtëpi Viktor?
Viktori: Nuk kisha shtëpi. Mbasi u martova..
Eni Çobani: Motra ju dha ambientin e shtëpisë së saj. Në ‘92 ka qenë dhe puna e privatizimeve, si është problemi?
Viktori: Në ’92 më tha motra ime, Viktor do hysh dhe tek shtëpia ime, do rrish të jetosh se unë do rri afër pleqëve të mi. Nga ’92 që jetova unë dy vjet aty, para se të bëj këto muhabete me zotin Bardhok lind koha e privatizimit të shtëpisë. Në kohën që unë jetoja tek shtëpia e motrës sime, motra më thotë privatizoje shtëpinë në emrin tim.
Eni Çobani: A edhe kjo është një problem, pra fakti që paratë i keni dhënë ju?
Viktori: Po paratë i kam derdhur unë në ’92.
Eni Çobani: Dhe emrin ke vënë të motrës?
Viktori: Po!
Eni Çobani: Arsyeja pse?
Viktori: Arsyeja është se motra tha se unë pavarësisht se kam ardhur tek shtëpia e vëllait, nuk dihet si i vjen jetës dhe nesër dua të kem shtëpinë time, detyrimisht e dua.
Eni Çobani: Pra ajo edhe pse ju la të jetonte e la shtëpinë në emrin e saj. Marjana ky është problem juaj, ju dhatë lekët dhe shtëpia është në emrin e Mares.
Marjana: Ne me motrën merreshim vesh, por ndërhyri..
Viktori: Po lëre se atë e kam unë o nuse, të lutem tani.
Marjana: Po aty lindi konflikti!
Viktori: Ti nëqoftëse ke gjëra të tjera fol, se për problemin e motrës e kam bërë unë..
Marjana: Nuk kam asnjë problem me motrën, po me zotërinë në fjalë./tvklan.al