Vëllazërorja Shqipëri-Kosovë
Challandes: Luhet në kohë të papërshtshme, por do japim maksimumin
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes e quajti të papërshtatshme kohën për të zhvilluat një miqësore të tillë me Shqipërinë. Pengesat që sjell pandemia e COVID-19 e bën të vështirë, por gjithsesi janë gati të bëjnë maksimumin.
“Nuk është kohë e mirë për të luajtur futboll për shkak të COVID, por ne do të mundohemi të bëjmë më të mirën. Këto ndeshje nuk janë të nevojshme, për shkak se nuk ke kohë për përgatitje, futbollistë të pakët në dispozicion, por ne do të bëjmë punën tonë”.
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani e shikon si një mundësi edhe që të përgatiten për kualifikueset e Botërorit.
“Këto 3 ndeshje do të na shërbejnë që të përgatitemi për kualifikueset e Botërorit”.
Kosova ka grumbulluar 21 lojtarë për vëllazëroren që do të luhet të mërkurën në orën 16:00 në Elbasan.
Tv Klan