Vëllezërit për motrën që e kanë pikë të dobët: Po dorëzohet për shkak të divorcit


Vëllezërit për motrën që e kanë pikë të dobët: Po dorëzohet për shkak të divorcit

15:15 13/12/2020

Dy vëllezër Besmiri dhe Andueli janë bërë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare të cilët kanë treguar dobësinë e madhe që kanë ndaj motrës së tyre e cila është në proces divorci. Ata janë shprehur se do jenë gjithmonë pranë saj dhe i japin mbështetjen e tyre totale. Besmiri ka treguar se motra ka qenë edhe arsyeja pse ajo ka humbur peshë, duke u bërë psikologia e tij personale.

Besmiri: Do doja të kujtoja diçka nga fëmijëria e saj. Duke marrë parasysh se jemi gati binjakë, i luanim të gjitha lojërat bashkë, vishnim të njëjtat rroba dhe gjëja që më ka bërë më shumë përshtypje është se ajo fitonte gjithmonë kundrejt meje, edhe në një lojë lojë futbolli që është për çuna, edhe në paralelet e shkollës ajo ishte shumë më e fortë se sa unë. Që atëherë ka pasur një vendosmëri dhe një karakter tepër të fortë, por edhe shkathtësi dhe sot shikoj sikur është zbehur dhe unë jam më i fortë sesa ajo. Për situatën ku ajo ndodhet sikur është dorëzuar.

Ardit Gjebrea: Ajo ka meritë të madhe edhe në dobësimin tënd.

Besmiri: Ka një meritë të jashtëzakonshme Ardit. Unë para dy vitesh peshoja 180 kg, sot jam 90 kg dhe i bie 28 kg më pak. Unë ja jap të gjitha meritat motrës sime sepse ka bërë një punë psikologjike me mua. Ka luajtur rolin e psikologes që unë të bëj gjënë më të mirë për veten time. Isha shumë i shëndoshë, nuk ndihesha mirë me veten, përtoja të punoja, isha shumë i avashtë në gjërat që bëja dhe sot ndihem si një zog, sikur fluturoj ndihem dhe e gjitha është merita e motrës sime dhe për këtë e falënderoj shumë. Më ka ndihmuar shumë dhe ndjek këshillat e mikes tënde Blerina Bombaj tek kujdesi ushqimor që e përshëndes shumë.

Andueli: Motra ka qenë ajo që më ka rritur mua, kur kam qenë i vogël fare, ajo është kujdesur për mua dhe unë i kam shumë borxhe asaj. /tvklan.al






Të ngjashme