Vëllezërit qëllojnë me thikë 22-vjeçarin
Një i ri ka mbetur i plagosur pas një sherri me thika me dy vëllezër në Vaun e Dejës. Ai është 22-vjeçar, i cili u qëllua me thikë.
Sipas policisë, autorët janë arrestuar disa minuta pas ngjarjes. Ata janë 30 dhe 40 vjeç, ndërsa identiteti i tyre nuk bëhet me dije.
I plagosuri është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën. Sipas hetimeve paraprake, shkak i plagosjes me thikë ka qenë një konflikt për motive banale.
Njoftimi i Policisë së Shkodrës:
Më datë 13.02.2018 rreth orës 12:35 ka ardhur një telefonatë se në fshatin Mjedë, Vau Dejës, ka ndodhur një konflikt ku ka mbetur i plagosur me mjete prerëse (thikë) shtetasi Xh. R. 22 vjeç banues në fshatin Mjedë.
Menjëhere kanë shkuar shërbimet e Policisë ku dhe kanë bërë të mundur në kohë rekord, kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë të dy autorëve të dyshuar, shtetasit A. P. 40 vjeç dhe K.P. 30 vjeç (vëllezër).
Shtetasi Xh. R. është dërguar menjëherë në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër i cili ndodhet jashtë rreziku për jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/tvklan.al