Vendet e Ballkanit, prioritet për Turqinë


Vendet e Ballkanit, prioritet për Turqinë

11:16 02/10/2018

Turqia ka prioritet ndërtimin e marrdhënieve të afërta me vendet ballkanike.

Kështu u shpreh presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, i cili i dha një vend të rëndësishëm kësaj çështjeje në fjalimin hapës të sesionit të ri parlamentar në Ankara.

Erdogan u shpreh se vendi i tij do të përpiqet të krijojë marrdhënie më të afërta me Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnjen.

Po ashtu kreu i shtetit turk tha se Turqia po e rimerr veten nga ajo që e konsideroi “sulm ekonomik” nga Shtetet e Bashkuara.

Tv Klan






Të ngjashme