Vendi më social në botë për të jetuar, po Shqipëria?


Vendi më social në botë për të jetuar, po Shqipëria?

17:05 05/07/2016

 

Vendi më i mirë në botë për të jetuar, sa i përket progresit social është Finlanda. Ky është përfundimi i një raporti për Indeksin e Progresit Social, i vitit 2016. Në analizë janë marrë 133 vende dhe pas Finlandës, vjen Kanadaja. Po Shqipëria? Shqipëria është renditur në vendin e 52. Për këtë raport janë marrë në analizë faktorë si: rritja ekonomike, kujdesi shëndetësor, edukimin dhe toleranca.

raporti 3

Në kategorinë “nevojat bazë njerëzore” Shqipëria ka marrë 86.14 pikë, duke u renditur në vendin e e 47­.

Në kategorinë “Themelet e Mirëqenies”, Shqipëria ka marrë vlerësim të lartë për “aksesin në njohuri bazë”, por mbetet mbrapa në komponentin e cilësisë mjedisore. Këtu Shqipëria ka marrë 74.13 pikë dhe renditet në vendin e 52.

raporti 1

Në kategorinë e “Oportunitetit”, Shqipëria ka patur rezultatin më të mirë për të drejtat personale dhe ka vend për përmirësim në aksesin e edukimit të avancuar.

Raporti e përshkruan progresin social si kapacitetin e një shoqërie për të arritur nevojat bazë njerëzore për qytetarët, krijimin e themeleve që lejojnë qytetarët dhe komunitetet që të përmirësojnë cilësinë e tyre të jetesës, si dhe krijimin e kushteve për të gjithë individët që të arrijnë potencialin e tyre të plotë.

10 vendet më të mira: 

Finlandë

Kanada

Danimarkë

Australia

Zvicra

Suedia

Norvegjia

Holanda

Mbretëria e Bashkuar

Islanda / Zelanda e Re  /tvklan.al






Të ngjashme