Vendi vakant në Gjykatën e Lartë


Vendi vakant në Gjykatën e Lartë

20:19 28/02/2014 Lista nishaniPresidenti i Republikës, Bujar Nishani ka përcaktuar datën 4 mars si ditën e nisjes së konsultimeve me krerët e grupeve parlamentare për emërimin e një anëtari të Gjykatës së Lartë pas vakancës së krijuar si rrjedhojë e përfundimit të mandatit të gjyqtarit Ardian Dvorani.

Në njoftimin për shtyp të zyrës së kreut të shtetit thuhet se në këto takime, duke filluar nga ora 10.00 deri në 13.15 të ditës së Martë janë ftuar të marrin pjesë krerët e grupeve parlamentare të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim, Partisë Për Drejtësi Integrim dhe Unitet si dhe të Partisë Republikane.





Të ngjashme