Vendimi befasues i prindërve të 20-vjeçarit italian të masakruar nga shqiptarët
Masakrimi i 20-vjeçarit italian Emanuele Morganti nga një grup moshatarësh, pas sherrit me një shqiptar në një lokal natë ka ngjallur reagime të shumta. Por, prindërit e të riut kanë marrë një vendim befasues, të dhurojnë organet e tij, raportojnë mediat italiane.
Edhe pse Emanule iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, fatkeqësisht dëmtime e marra për shkak të grushteve, shkelmave e shufrës së hekurit nuk ka mundur t’ia dala mbanë.
Ngjarja
Italiani, Emanuele Morganti ndodhej në një lokal me të dashurën e tij kur u përfshi në një debat me një të ri shqiptar. Në këtë moment kanë qenë pronarët e lokalit që i kanë nxjerrë jashtë. Por i riu italian nuk e dinte që shqiptari kishte thërritur miqtë për ndihmë.
Me të dalë jashtë në rrugë shpërtheu një sherr mes dy grupeve të të rinjve, shqiptarë e italianë./tvklan.al