Vendimi i Qeverisë, 400 mijë Lekë çdo muaj për naftëtarët

Naftëtarët gjatë grevës

Vendimi i Qeverisë, 400 mijë Lekë çdo muaj për naftëtarët

19:24 18/11/2020

Paga do të nise nga Nëntori deri në Tetor të vitit 2021

Qeveria ka marrë vendim për trajtimin e naftëtarëve të Ballshit me një pagë prej 400 mijë Lekësh, ashtu siç u ra dakord pak ditë më parë gjatë një takimi me Kryeministrin Rama.

Në vendimin e Qeverisë që u mor këtë të mërkurë detajohet mënyra e aplikimit prej secilit të punonjësve të rafinerisë, ndërsa saktësohet se paga do të nise nga Nëntori i këtij viti dhe do të zgjasë deri në Tetor të vitit 2021.

Marrëveshja mes kryeministrit Rama dhe naftëtarëve të Ballshit erdhi pas një sërë protestash ku punonjësit e rafinerisë kërkonin pagat e prapambetura dhe rinisjen e punës.

Tv Klan






Të ngjashme