Vendimi për Ramush Haradinajn mund të shtyhet përsëri

Former Kosovo Prime Minister Ramush Haradinaj (C) stands in the Colmar courthouse, flanked by his lawyers Rachel Lindon (3rd L) and Dominique Bergmann (R), during his extradition hearing on February 9, 2017. Haradinaj was arrested in France in January under an international warrant issued by Serbia, which wants him tried for alleged war crimes committed during the 1990s conflict. / AFP PHOTO / SEBASTIEN BOZON

Vendimi për Ramush Haradinajn mund të shtyhet përsëri

11:11 05/04/2017

Gjykata e Apelit në Colmar të Francës, e cila me 6 prill do të mblidhet sërish për të shqyrtuar kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi, sipas disa gjasave do ta shtyjë vendimin e saj deri në një afat të pacaktuar.

Zëdhënësja e gjykatës , Sandra di Rosa ka thënë për Tanjugun se vendimi për liderin e AAK-së ndoshta do të shtyhet  bazuar në vendimin e dhomës së hetuesve deri në një seancë tjetër.

Seanca e së enjtes do të adresojë përgjigjet e Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë në pyetjet e dërguara nga gjykata”, ka shpjeguar Di Rosa.

“Në seancën e së enjtes do t’ia adresojë përgjigjet  Ministrisë së Drejtësisë të Serbisë” deklaroi ajo.

Kjo seancë është planifikuar të mbahet nesër në orën 13.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj u arrestua më 4 janar nga autoritetet franceze bazuar në nje fletëarrest të Serbisë të vitit 2004.

Gjykatë franceze tashmë ka shtyrë dy herë vendimin për ish- kryeministrin e Kosovës./KlanKosva

 

 






Të ngjashme