Vendos bast $3, fiton…
Një burrë nga Kalifornia ka fituar jackpot-in me vlerë prej 11.8 milionë dollarësh, duke vendosur vetëm 3 dollarë në një makineri të lojërave të fatit në Las Vegas.
Burri, i cili është identifikuar vetëm si Rodolfo T, e vendosi bastin gjatë pushimeve, në “Fremont Hotel and Casino”.
Sipas Las Vegas Review Journal, Rodolfo po luante në makinerinë “IGT Megabucks” kur qëlloi me fat dhe fitoi javën e shkuar paratë. Ai kishte vendosur bastin maksimal në makineri me vlerën prej 3 dollarësh.
Menaxheri i kazinosë tha se megjithëse kishte parë shumë fitore gjatë viteve të tij të punës, kjo ishte e jashtëzakonshme.
“Fremont ka dhënë mijëra jackpot-e gjatë gjithë historisë së saj 60 – vjeçare në Las Vegas, por asnjëherë si ky”
, tha Jim Sullivan.
Megjithatë fitorja e Rodolfos nuk ishte më e madhja në histori. Rekordi për të njëjtën lloj makinerie është vendosur në vitin 2003, kur një person fitoi 39.7 milionë dollarë nga kazinoja e hotelit “Excalibur” në Las Vegas./tvklan.al