Vendosen barrierat metalike në vendin e aksidentit


Vendosen barrierat metalike në vendin e aksidentit

15:51 13/05/2016

Edhe pse kishte afro dy vite që ishte lëshuar një vendim i formës së prerë nga Gjykatës Administrative e Apelit për të vendosur metalike anësore në vendin ku ndodhi aksidenti, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Ministria e Transporteve duket se kishin pritur përgjakjen e rrugëve që të vinin ujin në zjarr për të mbyllur këto barriera.

Edhe pas aksidentit tragjik, u desh një javë që autoritetet të merrnin mundimin që të vendosnin këto mbrojtëse anësore metalike.

Kjo mbyll vetëm një nga shumë pikat e tilla të rrezikshme, pasi gjatë segmentit Plepa – Golem ka edhe ndërprerje të tjera të barrierave mbrojtëse, që mund të rezultojnë fatale për qytetarët.

Ky është vetëm një rast, që nxorri në pah të palarat e zyrtarëve të shtetit që nuk respektojnë vendimet e gjykatave dhe që për interesa të ndryshme, me veprimet e tyre, cënojnë sigurinë e jetës së qytetarëve.

Tv Klan






Të ngjashme