Vendoset në Gjilan shtatorja e Idriz Seferit
Prej kësaj të hënë në qendër të Gjilanit do të qëndroje e vendosur shtatorja e komandantit Idriz Seferi.
Shtatorja u zbulua nga dy presidentët shqiptar, Hashim Thaçi dhe Ilir Meta, të cilët si fillim nderuan dhe vendosen kurora me lule pranë saj.
Kreu i Shtetit të Kosovës e konsideroi vendosjen e kësaj shtatoreje në 19-vjetorin e vdekjes së komandantit si përmbushje të një obligimi.
Për Presidentin e Republikës se Shqipërisë Ilir Meta historia jo vetëm duhet të nderohet, por edhe të mbahet gjallë.
Shtatorja e Idriz Seferit u inaugurua në vigjilje të 105-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Tv Klan