“Vepër e qytetit tim”, përmendorja që i shtohet sheshit kryesor në Gjirokastër (29 Shtator 2000)


“Vepër e qytetit tim”, përmendorja që i shtohet sheshit kryesor në Gjirokastër (29 Shtator 2000)

14:39 29/09/2000

Kjo përmendore është vendosur në sheshin e “Çerçizit”, në një nga sheshet qëndrore të Gjirokastrës. Quhet “Vepër e qytetit tim” dhe është vepër e autorit gjirokastrit Stefan Papamihali. I kushtohet njerëzve të shquar që ka nxjerrë gjatë historisë ky qytet. Me një bazo-riliev të gurtë janë gdhendur dhe derdhur në bronz disa nga figurat e shquar të këtij qyteti.

Fillimisht janë vendosur gjuhëtari Eqerem Çabej, shkrimtari Ismail Kadare dhe shkrimtarja Musine Kokalari. Kjo përmendore është lënë e hapur me qëllim që të vendosen më pas edhe figura të tjera, por në Gjirokastër ka patur dhe mjaft reagime pasi ndër figurat e shquara, komunistët lokalë radhisin dhe Enver Hoxhën./tvklan.al






Të ngjashme