Veprimi i çuditshëm i pasagjerit në avion
Nikita Groz ishte ulur duke pritur fluturimin e tij drejt Nju Jork për të lënë Aeroportin Sheremetyevo në Moskë kur vuri re se një pasagjeru bë mjaft nervoz. Pasagjeri u çua në këmbë dhe nisi të takonte të gjithë udhëtarët e tjerë. Kjo gjë shkaktoi tension tek pasagjerët dhe menjëherë punonjës të ekuipazhit u përpoqën të qetësonin atë, por ishte e pamundur që ai të ulej në vendin e tij.
Të pranishmit në avion kanë rrëfyer, se ai bërtiste me të madhe dhe nuk u bindej urdhrit të ekuipazhit për tu qetësuar. Pasagjeri u arrestua në aeroport.
“Aeroplani ishte plot me njerëz që vinin nga Izraeli në Nju Jork, isha shumë i shqetësuar lidhur me situatën në avion, pasi do të udhëtonim për 10 orë”.
Incidenti ka ndodhur të dielën, më 10 Shkurt, ndërsa nuk bëhet e ditur linja e avionit që ka ndodhur ngjarja.
/tvklan.al