Veprimtaritë sportive e turnet të Beachvolleyt në Pogradec(6 Korrik 1999)
Për dy ditë në Pogradec u zhvillua turneu i Beachvolleyt , garat e notit, lojërat popullore organizuar nga shoqata sportive “Ringjallja” në bashkëpunim me Komitetin Olimpik Shqiptar dhe Federatën Shqiptare të Volejbollit. Në këtë turne morën pjesë 28 sportistë për femra, çifte të Dinamos, Partizanit, Durrësit, Skënderbeut dhe Pogradecit ndërsa për meshkuj Dinamo, Skënderbeu, Pogradeci dhe çifti nga Tetova. Me interes u ndoqën veprimtaritë në ujë.
Llazi Gerxhalliu: Të dy aktivitetet kanë qënë të larmishme sepse kanë patur në kontigjentin e tyre shumë veprimtari sportive 9 deri me 13 Qershor. Të financuar nga fondacioni Soros kemi fituar një projekt me vëllezërit kosovarë dhe në këtë projekt kemi realizuar shumë aktivitete sportive si basketboll për meshkuj e femra, volejboll për meshkuj e femra, futboll, gara me varka dhe krosi masiv. Këtu u ndje dhe njëherë fuqishëm dashuria dhe miqësia që krijuan vëllezërit kosovarë me ne dhe anasjelltas. Ne i mirëpritëm ata në skuadër në aktivitetin që u zhvillua dhe e thamë fare mirë fjalën./tvklan.al