Vera e kuqe ndihmon në mbajtjen e dhëmbëve të shëndetshëm
Vera e kuqe mund të ndihmojë në mbajtjen e dhëmbëve të shëndetshëm. Në studimet e fundit theksohet se polifenolet me të cilat është e përbërë pija alkoolike ndihmojnë në eliminimin e baktereve që gjenden në gojë.
Pas krahasimit të përbërjes kimike të rrushit dhe verës së prodhuar, studiuesit arritën në përfundimin se ekstraktet e tyre ulin mundësinë e baktereve për t’u ngjitur pas dhëmbëve. Rrjedhimisht efektiviteti i tyre u pa në ruajtjen e mishrave dhe smaltit.
Megjithatë për ekspertët kjo nuk do të thotë se duhet ta teprojmë me konsumin e pijes së verës së kuqe.
Klan Plus