Vera e nxehtë dhe pushuesit e plazhit të Pogradecit (9 Korrik 2000)
Ditet e nxehta dhe temperaturat e larta të kësaj vere ndihen dhe në liqenin e Pogradecit. Pushuesit janë shtuar këtë verë, dy herë më shumë se vjet. Ndërkohë papastërtitë vazhdojnë të shqetësojnë si pushuesit pogradecarë dhe ata të huaj të ardhur në këtë plazh. Një vit më parë u premtua që bregu i liqenit të Pogradecit këtë verë do të shihte ndryshime. Ndërkohë ndryshimet kanë mbetur vetëm në copa letre. Në këtë mënyrë pushuesit shqiptarë duke patur frikë nga bukuritë e natyrës sonë, zgjedhin vendet e huaja ku nuk mungojnë as investimet dhe as pastërtia./tvklan.al