Verë 2018/ Sandale dhe shapka në qytet, sot nuk është më tabu


Verë 2018/ Sandale dhe shapka në qytet, sot nuk është më tabu

20:45 29/07/2018

Këtë verë mund të veshësh lehtësisht sandale ose shapka të të gjitha llojeve edhe ne qytet. Nëse deri dje, veçanërisht për meshkujt, ishte një tabu, sot jo.

Me shumë mundësi ka nga ata që rrudhin buzën dhe që nuk do ti veshin kurrë, por shtëpitë e mëdha të modës jo rastësisht i kanë prezantuar në pasarelat e këtij viti.

Të kombinuara ndërkohë në mënyrë rigoroze, me këmisha dhe pantallona të gjata, madje edhe me kostume me kravatë.

Meshkujt nuk do ta humbin sharmin e tyre dhe as sigurinë, në këtë  rast ka vetëm një rekomandim, këmbët duhet të jenë të kuruara.

Tv Klan






Të ngjashme