“Verë dhe telajo” aktiviteti i veçantë që bën bashkë alkoolin dhe artin (Video)
E përse ta çojmë dëm dehjen e ëmbël të verës për të qarë hallet, kur mund të na frymëzojë të bëhemi krijues. Në SHBA ky është një prej aktiviteteve më popullore për t’u argëtuar me miqtë, ndërsa në Shqipëri kjo e enjte ishte vetëm hera e gjashtë e organizimit të “Verë dhe telajo”. Kjo është nisma personale një vajze të re të quajtur Ina, e cila kuptoi se mënyra më e mirë për të harruar ëndrrallat e përditshmërisë nuk është të pish alkool, por ta ndërthurësh atë me aktivitete artistike.
https://youtu.be/t09QD7HwVk8?t=28m35s
“Kur unë u prezantova për herë të parë me një format të tillë në Amerikë isha skeptike, sepse unë vetë nuk është se kam pikturuar ndonjëherë. Por u befasova nga rezultati dhe piktura që mora me vete. Fati deshi që të kthehesha në Shqipëri dhe në verë kur kisha më shumë kohë, mendova se “Telajo dhe verë” duhej sjellë patjetër këtu. E nisa në Shkodër ku u prit mirë, por në Tiranë u prit akoma edhe më mirë”,
tha Ina.
Këtë aktivitet e kanë përqafuar edhe personazhe të njohur, 3 prej të cilëve u fiksuan edhe nga kamera e emisionit “Jo Vetëm Modë” si Edi Oga, Elda Laze dhe Sara Kolami.
/tvklan.al