Verifikim veprimeve të policisë ditën e grabitjes


Verifikim veprimeve të policisë ditën e grabitjes

15:30 05/07/2016

Prokuroria thotë se krahas hetimit për gjetjen e autorëve të grabitjes së 1 milion eurove në pistën e fluturimeve në “Rinas”, vazhdon verifikimet mbi veprimet e zyrtarëve të policisë në këtë rast.

Nëse gjatë verifikimeve paraprake hetuesit gjejnë elemente të veprës penale, atëherë kallëzimi do të regjistrohet me emrin e zyrtarit apo zyrtarëve të policisë , të cilët nuk kanë kryer detyrën siç duhet.

Objekt i hetimit të organit të akuzës është nëse policia nuk ka marrë masat e duhura duke qenë se ishte në dijeni mbi problemet e sigurisë në aeroport.

Për më tepër që grabitja ndodhi në kohën kur masat e sigurisë ishin të shtuara për shkak të sulemeve terroriste të ndodhura në aeroportin e Stambollit.

Sipas prokurorisë këto masa rezultuan joefikase për shkak se tre persona të armatosur hynë në pistë dhe kryen një grabitje spektakolare. Organi i akuzës ka dyshime se ky plan masash ditën e grabitjes nuk është zbatuar siç duhet e për pasojë kjo është refklektuar në terren.

Tv Klan






Të ngjashme