Verifikimi i diplomave të mësuesve – (23 Shkurt 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Verifikim për të gjithë mësuesit e diplomuar pas viti ’90. Është ky urdhëri ifundit dalë nga Ministria e Arsimit drejtuar drejtorive arsimore në rrethe. Kështu në Elbasan pritet që brenda marsit të jenë verifikuar të gjitha dokumentat e dala për mësuesinë.
Drejtoria Arsimore ka kërkuar mësuesve të të gjitha cikleve që të plotësojnë disa formularë. Përfaqsuesit e ministrisë së Arsimit thonë se kanë biseduar me universitetin e Elbasanit dhe me universitetet e tjera të përgatitin një tip formulari dhe mbi këtë bazë do të vërtetohen të gjitha diplomat e studentëve. Mbi këtë bazë do të vertëtohet se cilët janë ato mësues që kanë marrë diploma falso dhe që nuk duhet të punojnë në sistemin e arsimit.
Në rast se shihet se ka shkelje ose falsifikim të diplomave nga ana e drejtorisë do të kërkohet ndjekje penale. Më shumë se statusin e mësuesit këto falsifikime dëmtojnë drejtëpërdrejt nxënësit./tvklan.al