Veseli në Skënderaj: PDK-ja është Drenicë dhe Drenica PDK
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli gjatë një tubimi parazgjedhor në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, ka përçuar disa mesazhe që siç thotë ai, janë për të mirën e Republikës së Kosovës.
“
Jemi para shtatores së njeriut më të madh që e ka krijuar toka shqiptare, Adem Jashari. Dua të përçoj disa mesazhe disa mesazhe të cilat mund të përçohen më së miri nga ky vend, vend i fuqishëm, i besës dhe më i qetë në Republikën e Kosovës, kështu do të vazhdojë, do të dërgoj disa mesazhe për Kosovën”.
“Janë mesazhe të zhvillimit të ri të Kosovës, fillimi i ri është fuqizim i flamurit tonë të shenjtë kombëtar, është fuqizim i ekonomisë së Kosovës, fuqizim i atyre që punojnë, ndërmarrësve tanë, që ta zhvillojmë vendin tonë, të ecë përpara, të njëjtën kohë fillimi i ri është fuqizim i fermerëve tanë, që mbajnë familje të tyre dhe të njëjtën kohë krijojnë perspektivë në vendin vet”.
“Do t’i përkrahim fermerët duke dyfishuar buxhetin në sektorin e bujqësisë, në mënyrë që Kosova jonë të mbajë e të sigurojë ushqime, jo të importojë nga vende të huaja”.
Veseli përsëriti edhe njëherë në Drenicë, se me fitoren e koalicionit PDK-AAK-Nisma, do të fuqizohet rinia, dhe gratë e Republikës së Kosovës.
“
Fillimi i ri është fuqizim i rinisë, do të fuqizohet rinia të jetë krenare me shtetin e vet, të jetë zhvilluese në vendin e vet, duke pas një rini të integruar kemi një Kosovë të fuqishme.
Fuqizim i gruas, fillimi i ri është fuqizim i gruas, për arsye se janë gjysma jonë, të merr përgjegjësi dhe të ketë përkrahjen tonë, pa to Kosova nuk mund të jetë përpara aty ku ne dëshirojmë.
Sektorin publik, do të rriten pagat për 30 %, në arsim, shëndetësi, zjarrfikësit, do t’i përkrahim shumë pensionistët me rritje të pagave dhe me rehabilitim shëndetësor, transportin publik do ta kenë falas.
Më 11 qershor Kosova do të vendosë kush do të udhëheqë këtë vend.
A mund ta udhëheq Kosovën një koncept që nuk e njeh Kosovën? A mund ta udhëheq Kosovën dikush që e mbanë Kosovën e stagnuar dhe nuk merr vendime? Më 11 Qershor masovikisht dilni të votoni, dilni dhe përçoni mesazhin që ka Drenica për 18 vite me radhë për PDK-në”.
/Klan Kosova