Veseli rikthehet në Itali
Firmos për Salernitana deri në 2022
Frederic Veseli u rikthye në Itali. Mbrojtësi i kombëtares, nuk pati mundësi të shfaqë aftësitë e tij për francezët e Le Mans për shkak të ndalimit të futbollit nga pandemia.
Tashmë do të jetë pjesë e Salernitana në Serie B. 27-vjeçari ka firmosur për dy vite me këtë klub, që bleu 100% kartonin e tij. Veseli do t’i bashkohet skuadrës së re më 1 Shtator.
Në sytë e trajnerit të Salernitanas, Castori, Veseli mund të aktivizohet si mbrojtës i djathtë në rreshtim me 3, por edhe më 4 lojtarë në repartin e prapavijës. Shpresohet që tek Salernitana, Veseli të gjejë formën e mirë dhe vazhdimësinë e rendimentit që tek Empoli nuk e kishte.
Veç kësaj Frederic Veseli duhet të mendojë edhe për kombëtaren shqiptare, pjesë e së cilës është ende, por futbollisti duket të rinisë fort stërvitjen dhe të tregojë se e meriton pozicionin e titullarit në mënyrë që të grumbullohet nga trajneri reja për ndeshjet e kombëtares për ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Tv Klan