Vështirësia e Lady Gaga për “Stupid Love”
Këngëtares iu desh vaskë me akull për të përballuar temperaturat e larta
Kur kanë kaluar vetëm dy ditë pas publikimit të videoklipit “Stupid Love”, Lady Gaga ka treguar edhe disa nga vështirësitë që ka pasur gjatë xhirimeve.
Nëpërmjet një videoje të publikuar në Instagram, ajo ka treguar se para se të xhironte klipin është futur në një vaskë me akull dhe ka qëndruar për disa minuta në mënyrë që të rikuperohet.
Video është realizuar në 24 Janar atëherë kur Gaga deklaroi projektin muzikor, por për fansat zgjodhi ta bënte publike më vonë. Kjo gjë erdhi pasi xhirimet janë realizuar në një shkretëtirë dhe mesa duket këngëtarja nuk i ka duruar dot temperaturat e larta.
Ky është një veprim që këngëtarja e bën shpeshherë pas çdo situate të lodhshme. “Stupid Love”, ndryshe nga prodhimet e tjera të Gagës, është pjesë e kanalit të Apple në Youtube.
Kështu, videoja është realizuar me prodhimin më të fundit të Apple – iPhone11 Pro. Kohët e fundit kjo gjë është bërë trend dhe realizime të tilla nuk po xhirohen më me kamera të mirëfillta, por përmes një smartphon-i të avancuar.
Klan Plus