Vështirësia e një shoferi për të marrë një targë makine (2 Mars 2001)
Për të pajisur automjetin me targa apo leje qarkullimi duhet që më parë të vish këtu. Këto janë zyrat për kryeqytetin në Drejtorinë e Përgjithshme të transportit rrugor. Në shërbim të qytetarëve janë vetëm 3 sportele. Fluksin e madh të kërkesave të shoferëve për të përfunduar dokumentacionin, këto sportele nuk e përballojnë dot. Kështu njerëzit duhet të presin me ditë për të hyrë deri këtu. Ndërsa për shkak të zvarritjeve duhet patjetër të paguash edhe rryshfetin.
Jashtë këtyre dyerve rrinë dhe sekserë që për një radhë duhet të paguash 3 mijë lekë të reja deri në 5 mijë lekë të reja. Por sipas inpsektorëve të shërbimit fluksi i qytetarëve është për arsye se rinovohen dokumentet si çdo fillim viti. Kjo gjë sipas tyre shkon deri në muajin prill./tvklan.al