
Vetëdorëzohet në polici vrasësi i mjekut
Pas rreth 2 javësh në arrati është vetëdorëzuar në polici Dritan Ymeri, 29 - vjeçari i cili vrau me armë zjarri fqinjin e tij, Ilir Alija.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 1 Korrikut, pas një konflikti me dy fqinjëve, të cilët jetonin në një godinë në lagjen "Qemal Stafa" të Shkodrës."Pas kontrollove të shumta të kryera nga forcat policore, pamundësisë për t'u larguar falë masave të marra nga Policia e Shkodrës në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Drejtoritë Vendore të tjera të Policisë, si dhe pas negociatave të pandërprera me familjarët, është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, autor i vrasjes së shtetasit I. A., ngjarje e ndodhur më datë 01.07.2017, shtetasi Dritan Ymeri, 29 - vjeç, lindur dhe banues në lagjen "Perash" të qytetit Shkodër
", thotë policia në një njoftim të sajin.