Vetëhelmimi dhe narkomania, fenomenet shqetësuese në qytetin e Elbasanit (13 Nëntor 2000)
Vetëhelmimi dhe narkomania po kthehen në fenomene shqetësuese për qytetin e Elbasanit. Mjekët specialistë të urgjencës spitalore pohojnë se vitet e fundit një dukuri e tillë po haset gjithnjë e më dendur. Më të prekur nga ky fenomen negativ janë femrat. Sipas mjekëve specialistë shkak për këto pasoja janë gjendja e rëndë ekonomike, por dhe mos përballimi nga seksi i dobët i këtyre fenomeve të tilla në familjet shqiptare si stresi, tradhëtia bashkëshortore dhe abuzimi.
Sipas mjekëve të urgjencës spitalore më të prekur nga vetëhelmimi janë adoleshentët. Kjo dukuri vitet e fundit po shtrihet dhe nëpër fshatra. Problem shqetësues mbetet dhe përdorimi i alkoolit. Çdo ditë në urgjencë vijnë dhjetëra të rinj, veçanërisht studentë të Universitetit Aleksandër Xhuvani. Mjeku specialist Bashkim Koça, shprehet:
“Një nga faktorët e tjerë që çojnë në këtë gjendje janë dhe tradhëtia bashkëshortore e cila këto kohët e fundit është rritur në përmasa të jashtëzakonshme dhe kryesisht kjo ndodh në çiftet e reja. Ka dhe raste tek çiftet e vjetra të cilat kjo tradhti influencon shumë dhe tek fëmijët e tyre të cilët dalin të pijnë dhe pastaj paraqiten në repartin tonë në forma helmimi.“/tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame